Një tërmet 6.4 ballë dhe një tërmet i dytë me magnitudë 5.8 goditën provincën jugore Hatay të Turqisë përgjatë 3 minutave, të hënën, duke terrorizuar ata që mbetën në një zonë të shkatërruar nga tërmetet e dy javëve më parë.
Sipas numërimit të fundit, gjashtë persona humbën jetën dhe 294 u plagosën nga lëkundjet e reja. Nga të plagosurit, 18 janë në gjendje të rëndë, ndërsa një spital i madh qeveritar në qytetin e Iskenderun në provincën veriore të Hatay u evakuua.
Tërmeti u ndje në Sirinë fqinje, ku Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi më shumë se 500 të plagosur në veriperëndim.
Sipas agjencisë së lajmeve Anadoll, një person u shpëtua nga një godinë që u shemb pas dy tërmeteve të reja në Hatay, ndërkohë që vijojnë kërkimet për identifikimin dhe shpëtimin e tre personave të tjerë./Liberale.al