Një ngjarje e rëndë është parandaluar sot në fshatin Dobraç të Shkodrës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me të shtëna armësh.
Sipas informacioneve zyrtare, 41-vjeçari Sirian Jahja ka kërcënuar fqinjin e tij, për arsye ende të paqarta. Gjatë debatit, ai ka qëlluar me armë zjarri në tokë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Policia ka reaguar menjëherë dhe, falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të rendit dhe “Shqiponjave”, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit, një pistoletë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore.