Kosova

Kuvendi i Kosovës në ngërç: Deputetët dështojnë sërish në zgjedhjen e kryetarit

Shkruar nga Liberale.al

Kuvendi i Kosovës në ngërç: Deputetët

Edhe pas më shumë se 50 përpjekjesh, deputetët e zgjedhur të legjislaturës së re në Kosovë nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin. Seanca e fundit dështoi sërish, pasi partitë kryesore opozitare nuk propozuan anëtarët për komisionin që do të organizonte votimin për kryetarin e Kuvendit.

Tashmë, ka përfunduar edhe afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për përmbylljen e këtij procesi, dhe çdo veprim i mëtejshëm është ndaluar deri më 8 gusht, për të shmangur çrregullime në rendin kushtetues.

Përpjekjet për të arritur një marrëveshje politike kanë dështuar. Kandidatja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, nuk është pranuar nga partitë e tjera si një figurë konsensuale. Ndërkohë, edhe tentativa për të kaluar nga votimi i hapur në atë të fshehtë ka ngjallur debate të forta, me opozitën që e konsideron të kundërligjshëm.

Presidentja Vjosa Osmani i është drejtuar Kushtetueses për të sqaruar pasojat ligjore të këtij bllokimi, ndërkohë që partnerët ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësimin e tyre për vonesën në krijimin e institucioneve.

Situata mbetet e paqartë, ndërsa vendi përballet me një krizë të zgjatur institucionale që mund të ndikojë negativisht në stabilitetin politik dhe rrugën drejt integrimit europian.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH