Sport

Rafa Leao emocionon në Hong Kong: Gol dhe homazh për Diogo Jotën

Shkruar nga Liberale.al

Rafa Leao emocionon në Hong Kong: Gol dhe homazh për Diogo Jotën

Në ndeshjen miqësore mes Milanit dhe Liverpool-it, e zhvilluar në Hong Kong, Rafa Leao nuk shënoi vetëm një gol, ai dha një mesazh prekës që shkoi përtej futbollit. Sulmuesi portugez i Milanit ia dedikoi realizimin mikut të tij, Diogo Jota, i cili humbi jetën tragjikisht më 3 korrik në një aksident rrugor në Spanjë, së bashku me vëllain.

Pas golit, Leao festoi me duart e bashkuara dhe formoi me gishtat numrin 20 numri që Jota mbante në fanellën e Liverpool-it. Një gjest i thjeshtë, por i fuqishëm, që preku zemrat e tifozëve në stadium dhe jo vetëm.

Leao dhe Jota kishin luajtur së bashku me kombëtaren e Portugalisë, duke fituar Nations League 2024–25 dhe ndarë shumë momente në fushë dhe jashtë saj.

Në stadium, edhe tifozët nga Hong Kongu i bënë homazh Jotës, duke ardhur me fanellat e tij në tribunë. Një moment që tregoi se ndikimi i sulmuesit shkon përtej Europës dhe shifrave në fushë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH