Kronikë

NGJARJA E DITËS: Emanilda Rama vrau pa pikë mëshire të atin se "nuk e përkrahte", nëna i pastroi gjurmët dhe e inskenuan si "aksidentale"

Shkruar nga Liberale

NGJARJA E DITËS: Emanilda Rama vrau pa pikë mëshire të atin

Një krim i rëndë u zbulua nga Polcia e Fierit, ku një 26 vjeçare e identifikuar si Emanilda Rama, mbyti me tel babanë e saj një ditë më parë në fshatin Frashër të Fierit dhe më pas tentoi ta fshehë ngjarjen, duke e bërë të duket si aksidentale. 

Por ajo çka e rëndon dhe më tepër këtë krim, është fakti se vajza u ndihmua dhe nga nëna e saj e saj e cila pastroi gjurmët. 

Ngjarja dyshohet se është planifikuar, pasi para disa ditësh, nënë e bijë e kishin çuar 56-vjeçarin, Anesti Rama në spital për vizitë te kardiologu në mënyrë që të justifikonin vdekjen. Emanilda Rama, 26-vjeçarja ka deklaruar në polici se babai ka rënë në tualet dhe vdiq. Së bashku me nënën e kanë larë dhe kanë veshur trupin e pajetë.

Policia ka parë mavijosje në qafë nga ku kanë lindur dyshimet se vdekja nuk ishte natyrale. Pas disa orëve në komisariat, Emanilda Rama është thyer dhe ka treguar që ajo e ka lidhur me tel të atin dhe e ka vrarë. E reja ka treguar se e ka urryer të atin dhe se nuk e ka përkrahur kurrë në jetë.

Ndërkaq, të afërmit e viktimës janë shprehur për mediet se 56 vjeçari ishte njeri i qetë dhe sipas tyre, keqtrajtohej nga bashkëshortja dhe vajzat të cilat e linin në dhomë veç, si dhe i merrnin paratë. 

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH