Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me disa postime që kanë hapur rrugën për spekulime rreth jetës së saj personale.
Në disa InstaStory të fundit, Oriola është shfaqur duke kaluar një mbrëmje romantike me një mashkull misterioz, pa zbuluar identitetin e tij. Ajo e përshkroi mbrëmjen si një “date night”, duke lënë të nënkuptohet se mund të jetë në një lidhje të re.
Ajo që ka ndezur edhe më shumë spekulimet ka qenë një foto ku modelja shfaqet me një unazë në gishtin e dorës së majtë, një detaj që ndjekësit e kanë interpretuar si një shenjë të një fejesë të mundshme.
Deri më tani, Oriola nuk ka reaguar ndaj thashethemeve, por postimet e saj kanë ndezur kuriozitetin dhe kanë lënë fansat në pritje të një konfirmimi zyrtar.