Lidhur me ngjarjen makabre të ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, ku vajza në bashkëpunim me nënën e saj, vranë me tel karikuesi kryefamiljarin Anesti Rama, 56-vjeç, ka dhënë një deklaratë dhe vazja tjetër e viktimës.
Ajo tregon se motra dhe nëna ia raportuan ngjarjen sikur babai i saj është rrëzuar në tualet, duke bërë që ajo të kthehej nga Italia në Shqipëri.
Në detaje të tjera, motra e 26-vjeçares që vrau të atin theksoi se nuk shquheshin si një familje që nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin. Ajo tregon se fliste çdo ditë me ta dhe nuk ka parë të ketë shkuar diçka jo mirë në marrëdhëniet e tyre.
“Nga ora 8 më ka marrë në telefon motra, dhe më tha që babi ka rënë në banjo, është gjallë dhe ma fik telefonin. E marr pas 5 minutash dhe më thotë mami se po merret me babin dhe e fik përsëri. Kur mami nuk e hapi më telefonin, fillova të merrja kunatën time. Kur po e lante mami babin, dëgjova një zë. E pyeta mamin nëse babi është gjallë, jo më tha, ka vdekur.
Unë jetoj në Itali. Me prindërit dhe motrën flisja çdo ditë. Edhe me babin, ishte çdo gjë në rregull. Mami, motra dhe babi punonin. Dje kam qenë tek policia, më thanë që të jepja një deklaratë, dhe e pohova diçka të tillë për ato gjëra që di.
Sapo më thanë që ka rënë në banjo, erdha nga Italia këtu, kam lënë 3 fëmijë atje”, tha motra e 26-vjeçares që vrau të atin.
E pyetur nëse beson diçka të tillë që 26-vjeçarja të ketë vrarë babain e tyre, motra shprehet: “Nuk e di. Kur flisja unë më ato nuk e kam parë që të ziheshin, nuk mbaj mend të kemi qenë një familje e keqe”, përfundoi ajo.