Showbiz

Momente komike për Bebe Rexhën në restorant: Këngën time e vendosën tetë herë rresht!

Shkruar nga Liberale.al

Momente komike për Bebe Rexhën në restorant: Këngën

Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një moment të pazakontë dhe komik që i ndodhi gjatë një darke në restorant. Këngëtarja shqiptare me famë botërore u “nderua” nga stafi në një mënyrë jo shumë të zakontë – duke lëshuar këngën e saj “I’m Good (Blue)” plot tetë herë radhazi!

Në videon që Bebe ka postuar me humor, ajo shfaqet e ulur në tavolinë, ndërsa në sfond dëgjohet vazhdimisht e njëjta këngë, duke krijuar një situatë sa qesharake, aq edhe paksa të sikletshme për të.

“Kur restoranti lëshon këngën tënde tetë herë rresht përgjatë darkës,” shkruan ajo me ironi në mbishkrimin e videos, duke shkaktuar një lumë komentesh gazmore nga fansat.

Në një koment tjetër, Bebe shtoi: “Ata e lëshuan fjalë për fjalë tetë herë radhazi kur e dinin që isha atje. U ndjeva shumë në siklet.”

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH