Kronikë

Lezhë/ Qëlloi me armë dhe frikësoi banorët, 21-vjeçari shpallet në kërkim nga policia

Shkruar nga Liberale
Lezhë/ Qëlloi me armë dhe frikësoi banorët,

Një 21-vjeçar ka terrorizuar banorët dhe pushuesit në zonën e Kunes në Shëngjin, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik. Policia e Lezhës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim të riun, banues në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa sot autoritetet konfirmuan identifikimin e të dyshuarit, shtetasit me inicialet A.N., banues në Lezhë.

Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se i riu ka qëlluar me armë në ajër pa shkak, duke terrorizuar komunitetin lokal dhe pushuesit në zonë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Shëngjinit kanë kryer veprimet paraprake dhe dosja i është referuar Prokurorisë së Lezhës.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH