Një vajzë 30-vjeçare është plagosur me armë nga një 34-vjeçar ditën e sotme në aksin Muriqan-Shkodër.
Mësohet se shtetasi Edison Probatistaj, ka qëlluar të renë Erisa Isufi për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre, ndërsa autori është shpallur në kërkim. E reja tashmë ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Muriqan, Shkodër / Informacion paraprak:
Në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, shtetasi E. P., 34 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.