Mbrëmjen e sotme ka pasur një përplasje midis një grupi gazetarësh dhe oficerëve të Policisë së Shtetit në ambientet e News24 në Shkozë.
Gazetarët janë përpjekur të mos lejojnë policinë të hyjë në ambientet e televizionit, por janë shtyrë prej tyre, duke pretenduar se po zbatojnë urdhrin.
"Nuk duhet të zbatoni urdhra të paligjshëm. Ekzekutimi i një urdhri të paligjshëm është bashkëfajësi. Do ta hapim rrugën, por kërkojmë letrën e Policisë Ushtarake", tha gazetari Isa Myzyraj.
Më herët, televizioni News24 akuzoi policinë për sekuestrimin e sendeve personale të gazetarëve, siç janë kompjuterët dhe dosjet hetimore brenda ndërtesës.