Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Cërrikut, pasi u identifikua si autori i një vjedhjeje të ndodhur rreth mesnatës, në një lokal në lagjen nr. 1 të qytetit.
Sipas uniformave blu, pas kallëzimit të bërë nga një shtetas për vjedhjen e celularit të tij, shërbimet e Komisariatit organizuan punën dhe bënë të mundur arrestimin e O. Z., 19 vjeç, banues në Cërrik. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet celulari i vjedhur.
Vijojnë hetimet për të verifikuar nëse i riu është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.