Kronikë

Goditi me grusht 37-vjeçaren, arrestohet i riu në Tiranë!

Shkruar nga Liberale

Goditi me grusht 37-vjeçaren, arrestohet i riu në Tiranë!

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka qëlluar një 37-vjeçare me grusht për motive të dobëta.

Sipas policisë, 37-vjeçarja mori ndihmë mjekësore në spital.

Po ashtu në pranga përfundoi edhe vëllai i 37-vjeçares, i cila  ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Komisariatit, duke goditur me grusht punonjësin e policisë në detyrë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit D. S., 24 vjeç dhe M. H., 32 vjeç, pasi në rrugën “Agush Gjergjovica”, për motive të dobëta, shtetasi D. S. ka goditur me grushte shtetasen M. N., 37 vjeçe, e cila mori ndihmë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi M. H. (vëllai i 37-vjeçares) ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Komisariatit, duke goditur me grusht punonjësin e policisë në detyrë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH