Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj.
Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Benz”, me të cilin udhëtonin disa turistë të huaj, dhe një mikrobus i linjës Libohovë.
Përplasja ishte shumë e fortë. Ende nuk raportohet për numrin dhe gjendjen e të lënduarve. Në vendngjarje po shkojnë shërbimet e policisë dhe ekipet mjekësore për të ofruar ndihmën e nevojshme.
Pritet të përcaktohen shkaqet e aksidentit.