Sport

Interi i pakënaqur me Kristjan Asllanin, mesfushori refuzon transferimin jashtë Italisë

Shkruar nga Liberale.al

Interi i pakënaqur me Kristjan Asllanin, mesfushori refuzon transferimin

Kristjan Asllani po shkakton pakënaqësi brenda ambientit të Interit, për shkak të qëndrimit të tij kokëfortë për të mos u larguar nga Italia. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi zikaltër është i “mërzitur” me vendimet e mesfushorit shqiptar, i cili ka refuzuar disa oferta të rëndësishme nga jashtë vendit.

Së fundmi, Real Betis ka bërë një ofertë të konsiderueshme për kartonin e tij – një propozim që ishte në interes të të gjitha palëve, përfshirë edhe Interin. Megjithatë, Asllani ka refuzuar menjëherë, duke theksuar se dëshiron të vazhdojë karrierën e tij vetëm në Serie A.

23-vjeçari i Kombëtares shqiptare nuk dëshiron të dëgjojë për transferime jashtë Italisë, edhe pse klubet e interesuara janë të shumta. Interi, nga ana tjetër, e ka bërë të qartë se është i hapur për shitjen e tij nëse vjen një ofertë rreth 15 milionë euro – një shumë që pak skuadra italiane janë në gjendje ta përmbushin aktualisht.

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH