Sport

Laporta flet hapur: Rashford përforcon sulmin, s’priten largime të mëdha te Barcelona

Shkruar nga Liberale.al

Laporta flet hapur: Rashford përforcon sulmin, s’priten largime

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka zbuluar prapaskenat e merkatos dhe drejtimin që po ndjek klubi këtë verë. Ai theksoi se prioriteti kryesor i drejtuesve ka qenë ruajtja e grupit aktual të lojtarëve, pas një sezoni që ai e konsideron “të shkëlqyer dhe historik”.

“Obsesioni ynë ishte të mbanim grupin,” u shpreh Laporta. “Besojmë se këta lojtarë na kanë dhënë shumë dhe prandaj nuk i kemi marrë shumë seriozisht ofertat që kemi marrë për ta.”

Sipas presidentit të klubit katalanas, kërkesat e trajnerit të ri, Hansi Flick, janë marrë parasysh dhe klubi ka punuar për t’i përmbushur ato. “Flick na kërkoi më shumë fuqi në fazën sulmuese dhe mendoj se e morëm me Rashford. Gjithashtu kemi përforcuar edhe repartin e portës,” shtoi ai, duke konfirmuar për herë të parë transferimin e sulmuesit anglez.

Në lidhje me politikat financiare, Laporta u shpreh se do të ketë “kursime në paga”, por nuk priten transferime të mëdha në hyrje apo dalje. Ai theksoi se ruajtja e shpirtit të skuadrës është më e rëndësishme se lëvizjet e mëdha në merkato.

“Nuk mendoj se do të ketë një transferim të madh. Do të thyente shpirtin e ekipit. Do të ketë ndoshta disa rregullime, por largimet apo afrimet do të varen nga trajneri,” tha ai, duke shmangur përmendjen e emrave konkretë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH