Kronikë

Aksident i RËNDË në Sarandë, i plagosuri transportohet me helikopter te TRAUMA

Shkruar nga Liberale

Aksident i RËNDË në Sarandë, i plagosuri transportohet me

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në qytetin e Sarandës, në rrugën “Janaq Kumi”. Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Citroen” me targa AB122NO, i drejtuar nga Danjel Veizi, dhe një motor “Yamaha TMax” me targa CB876, që drejtohej nga Aurel Gumeni, 27 vjeç.

Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ka ndodhur si pasojë e një manovre të gabuar të drejtuesit të mjetit “Citroen”, i cili i ka prerë rrugën motorrit, duke shkaktuar përplasjen e fortë.

Motociklisti Gumeni ka mbetur i plagosur rëndë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Sarandës, për shkak të politraumave të marra, është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar për në komisariat dhe po merret në pyetje lidhur me ngjarjen.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH