Kronikë

Gazetarja flet për vrasjen ho*rror nga e bija në Fier: E kishin masak*ruar në pjesët intime

Shkruar nga Liberale

Gazetarja flet për vrasjen ho*rror nga e bija në Fier: E kishin

Gazetarja nga Fieri, Laureta Roshi tregoi në emisionin People në Euronews Albania detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Frashër të Patosit ku vajza 26-vjeçare mbyti me tel babanë e saj 56-vjeçar në bashkëpunim me të ëmën dhe u mundua të fshihte krimin.

Ajo tha se ngjarja ishte raportuar një ditë më parë në polici nga Emanilda Rama 26 vjeçe, e cila u kishte thënë bluve se babai i saj, shtetasi Anesti Rama, 56 vjeç, kishte ndërruar jetë aksidentalisht në banesën e tyre.

Por nga këqyrja e kufomës u konstatuar se trupi i pajetë ishte larë e pastruar me qëllim për të fshehur gjurmët dhe kishte shenja të dhunës në pjesën e fytit. Roshi tregoi disa detaje makabre lidhur me kufomën të siguruara nga morgu dhe dëshmitë e fqinjëve.

“Elementë që dalin nga morgu dhe një fqinj i viktimës tregojnë se kufma është masakruar në pjesët intime dhe kjo është një makabritet që tregon inat të akumuluar. Fqinjët kanë treguar se jetonin të tre, babai, nëna dhe vajza dhe asnjë nuk kishte probleme të shëndetit mendor”, tha gazetarja.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH