Kronikë

Gazetarja ndan DETAJE nga vrasja e 56-vjeçarit në Fier: E bija punonte në serë, ja çfarë dyshohet

Shkruar nga Liberale
Gazetarja ndan DETAJE nga vrasja e 56-vjeçarit në Fier: E bija

Gazetarja Klodiana Lala tregon detaje nga krimi makabër në Frashër të Fierit, ku dyshohet se një 26-vjeçare ka vrarë babanë e saj, duke e mbytur me telefon

26-vjeçarja Emelinda Rama dëshmoi para policisë së vra babanë sepse ai ishte fanatik dhe se nuk e lejonte të bënte jetën siç ajo dëshironte.

Lala tha në emisionin “Log.” në News 24 se e reja punonte në serë, ndërsa viktima Anesti Rama ishte roje.

Sakaq gazetarja Lalatha se hetimet do të tregojnë nëse 26-vjeçarja ka vepruar e vetme ose jo.

"Familja e tij pretendonte se kryefamiljari kishte rënë aksidentalish dhe për shkak të rënies kishte humbur edhe jetën. Ishte mjeku i pari që dyshoi për shkak se te pjesa e fundit kishte një shenjë e cila më pas u provua sipas ekspertizës paraprake ligjore se vinte për shkak të shtrëngimit me një tel.

26-vjeçarja ka vrarë babanë e saj duke e shtrënguar me tel në fyt. Ajo pretendon se babai ishte fanatik, pra nuk e lejonte që ajo të argëtohej dhe të bënte jetën e saj ndërkohë që 26-vjeçarja punonte në një serë, babai punonte roje. Nëna nuk ka treguar.. po punohet për të parë nëse ka persona tjerë të përfshirë" tha Klodiana Lala.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme  (23 korrik) rreth orës 23:00 në banesën e viktimës në fshatin Frashër të Fierit. Anesti Rama 56 vjeç u vra nga vajza e tij, Emelinda Rama 26 vjeç.

26-vjeçarja jetonte në banesën e prindërve të saj për kohësh, pasi ishte ndarë nga partneri i saj.

Në dëshminë e saj në polici, e reja ka pranuar krimin duke deklaruar se babai i saj ishte fanatik dhe nuk e lejonte të dilte e te vishej si ajo donte.

Kujtojmë se 26-vjeçarja pasi mbyti babanë me tel, e raportoi ngjarjen në polici si aksidentale. Ajo kallëzoi në polici se i ati humbi jetën aksidentalisht në banesën e tyre, në fshatin Frashër

Një dite me parë ajo deklaroi në polici se i ati kishte ndërruar jetë, sepse ishte rrëzuar ne tualet. Pas hetimeve dhe këqyrjes paraprake të trupit te viktimës grupi hetimor konstatoi se 56-vjeçari kishte shenja në fyt dhe se ishte mbytur.

26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e viktimës, shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit.

53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje.

Gjithashtu, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika dhe autorësia e një krimi në familje.

Vrau babanë e saj, nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), dhe e kallëzoi në polici, rreth mesnatës, si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja.

Shoqërohet nëna e saj, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për pastrimin e trupit të 56-vjeçarit të vrarë, me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas kallëzimit të shtetases E. R., 26 vjeçe, rreth orës 23:00 të datës 23.07.2025, se babai i saj, shtetasi A. R., 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër, u finalizua operacioni “Inskenimi”.

Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.

Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se shtetasja E. R. ka vrarë babanë e saj, shtetasin A. R., për motive të dobëta, me mjet strangulues (mbytur me tel).

Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë.

53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje.

Gjithashtu, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

 

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH