Kronikë

Zbulohet operacioni “OROLOGI”/ Arrestohen 6 persona, sekuestrohen armë, para dhe orë luksoze

Shkruar nga Liberale.al

Zbulohet operacioni “OROLOGI”/ Arrestohen 6 persona, sekuestrohen

Janë publikuar pamjet nga aksioni i koduar “OROLOGI” i cili është zhvilluar në bashkëpunim mes strukturave të Drejtorisë së Policisë Kriminale, Forcës së Posaçme Operacionale, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe drejtorive vendore në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Në përfundim të hetimeve, me vendim të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, janë ekzekutuar masat e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë persona të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafik të lëndëve narkotike:

Ndërkohë, për shtetasin D. P. (alias D. B., alias E. S.), 38 vjeç nga Vlora, nuk u bë e mundur ekzekutimi i masës së sigurisë, pasi ndodhet në arrati. Ai është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrolleve të kryera janë sekuestruar armë zjarri, para në valutë të ndryshme, orë të shtrenjta, automjete dhe pajisje që dyshohet se janë përdorur për veprimtari kriminale. Konkretisht, u sekuestruan:

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Posaçme për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH