Kronikë

Shpërthim me tritol në një banesë në Shkodër

Shkruar nga Liberale

Shpërthim me tritol në një banesë në Shkodër

Një shpërthim me lëndë eksplozive është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Shkodër.

Autoritetet policore raportojnë se shpërthimi me tritol është regjistruar tek porta e oborrit të banesës së shtetases F. S., 62 vjeçe. Mësohet se si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, pranë Shkollës Pyjore. Në vendikn e ngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë, të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor  po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH