Kronikë

Ibrahim Liçi u vetëdorëzua pasi nuk kishte besim tek autoritetet shqiptare, flet i vëllai

Shkruar nga Liberale

Ibrahim Liçi u vetëdorëzua pasi nuk kishte besim tek

 

Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit deklaron nga Turqia se ky i fundit nuk është arrestuar nga policia, por është vetëdorëzuar me qëllimin për të kërkuar azil në shtetin turk për shkak se nuk ndjehet i sigurtë në Shqipëri.

 

“Vëllai im nuk është arrestuar siç deklaroi me bujë policia e shtetit në Shqipëri por është vetëdorëzuar tek autoritetet turke me qëllim për të kërkuar azil pasi nuk ka besim tek shteti dhe qeveria shqiptare. Shteti në Shqipëri është vërtetuar se bashkëpunon me bandat kriminale ndaj Ibrahimi ka vendosur që të vetëdorëzohet në Turqi. Në Shqipëri vëllait tim i rrezikohet jeta dhe në këtë mënyrë ka vendosur që të vetëdorëzohet. Nuk është e vërtetë se është arrestuar por si gjithmonë policia kërkon që t’i bëjë të bujshme edhe pse nuk ka asgjë të vërtetë. Vëllai im është i pafajshëm pasi nuk ka kryer asnjë vrasje dhe kjo është e vërtetuar por drejtësia shqiptare nuk do që t’i marrë parasysh. Ibrahimi do të ndjekë procedurat e azilkërkuesit në Turqi dhe nuk mund të ekstradohet pasi në Shqipëri jeta e tij është në rrezik nga bashkëpunimi i shtetit me bandat kriminale”, deklaroi Hamza Lici nga Turqia.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH