Aktualitet

Mesazh paralajmërues ndaj biznesmenit? 34 plumba ndaj “CFO Pharma”, dyshohet se sulmi u krye nga dy autorë

Shkruar nga Liberale

Mesazh paralajmërues ndaj biznesmenit? 34 plumba ndaj “CFO

Godina e “CFO Pharma”, në pronësi të biznesmenit Nadir Çausholli është sulmuar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar, të cilët raportohet e kanë qëlluar në drejtim të kompanisë farmaceutike nga automjeti në lëvizje gjatë natës.

Burime policore bëjnë me dije se autorët kanë shënjestruar vetëm fasadën e katit të fundit të kompanisë “CFO Pharma”, duke ngritur dyshimet se sulmi mund të jetë një mesazh paralajmërimi për biznesmenin Çausholli, por gjithsesi kjo mbetet ende e pakonfimruar. 

Të paktën 34 herë janë qëlluar në drejtim të biznesit. Brenda mjetit raportohet se kanë qenë dy persona, ku njëri prej tyre ka pasur rolin e qitësit, ndërsa tjetri drejtonte makinën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH