Kronikë

Tiranë/ Breshëri kallashnikovi në biznesin farmaceutik, zbulohen DETAJE të reja. Gjenden mbi 20 gëzhoja në vendngjarje

Shkruar nga Liberale

Tiranë/ Breshëri kallashnikovi në biznesin farmaceutik, zbulohen

Breshëri kallashnikovi janë shkrepur në drejtim të biznesit farmaceutik “CFO Pharma”, subjekt ky që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës.

Burimet raportojnë se në drejtim të godinës së “CFO Pharma” janë shkrepur të paktën 20 plumba.

Gjurmët e tyre shquhen pothuajse në të gjithë sipërfaqen e xhamit të këtij subjekti. Paraprakisht mendohet se autori/ët kanë qëlluar nga një makinë në ecje e sipër.

Ndërkohë, pronarët e subjektit janë marrë në pyetje nga Policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH