Kronikë

Operacioni “Night Strike”/ Drogë në zonat turistike, arrestohet 28-vjeçari në Livadhë

Shkruar nga Liberale.al

Operacioni “Night Strike”/ Drogë në zonat turistike,

Finalizohet operacioni policor i koduar “Night Strike”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve së veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta në zonat turistike të qarkut.

Vihet në pranga 28-vjeçari, që shiste kokainë dhe kanabis në zonën e Livadhit.

Sekuestrohen sasi lëndësh narkotike, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, falë administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara dhe në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat turistike, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Himarë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Night Strike”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë, në fshatin Livadhë, Himarë, shtetasi M. P., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik dhe të dhomës ku ky shtetas ishte akomoduar, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
~ sasi me lëndë narkotike kokainë në rreth 120 doza;
~ sasi me lëndë narkotike kanabis në rreth 65 doza;
~ një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas e përgatiste lëndën narkotike në doza në dhomën ku ishte akomoduar e më pas e shiste atë në zonat turistike të vijës bregdetare, të frekuentuara nga pushues dhe turistë të huaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH