Pak muaj më parë Loredana Brati festoi ditëlindjen dhe “Pushime On Top” ishte aty për të marrë disa intervista. Dy moderatorët e emisionit, Eni Shehu dhe Lei Kraja kanë intervistuar të pranishmit, të cilët janë mjaft të njohur për publikun shqiptar.
Moderatorët u kanë bërë pyetje të ftuarve rreth dhuratave më të shtrenjta apo të lira që kanë bërë si dhe kanë marrë.
Ish-banorja e edicionit të katër të “Big Brother VIP”, Valbona Mhilli, tregoi se si dhuratë të shtrenjtë ka bërë një telefon. Ajo nuk zbuloi se kujt ia ka dhuruar.
Ndërsa teksa po fliste për dhuratën më të shtrenjtë që ka marrë, fillimisht tha ‘nuk e them dot’.
Por Lei Kraja vendosi që të këmbëngulte dhe të merrte përgjigjen nga gazetarja.
“Nuk e them dot se kam frikë se më bëjnë prapë dhuratë të tillë. E kam një”, tha duke qeshur Valbona.
E pyetur nëse ka qenë ndonjë makinë, Mhilli u përgjigj:
“Po, ka qenë një makinë”, e me humor shtoi:
“Më është bërë makina tani për t’u ndërruar”.