Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kuçovë, ku një 59-vjeçar ka qëlluar me thikë bashkëshorten.
Sipas policisë, 59-vjeçari është arrestuar, teksa gruaja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur hetimet, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin Ll. N., 59 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.