Një sulm me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e kasaj të marte në autostradë, ku objekt i sulmit ishte ndërtesa e një subjekti farmaceutik.
Raportohet se në drejtim të godinës së “CFO Pharma”, e cila ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës është qëlluar me breshëri plumbash.
Sipas burimeve, drejt fasadës së “CFO PHARMA” janë qëlluar rreth 20 plumba. Uniformat blu ndodhen në vendngjarje, ndërsa nuk ka ende një njoftim nga policia mbi ngjarjen në fjalë.