Aktualitet

KUJDES kur hidhni mbeturinat! Policia kontrolle në terren, në hetim 4 ndotësit në Durrës

Shkruar nga Liberale

KUJDES kur hidhni mbeturinat! Policia kontrolle në terren, në hetim 4

Pas hapësirave publike, një tjetër nismë po ndërmerret nga policia e shtetit.

Kështu në qytetin e Durrësit, efektivët kanë proceduar 4 persona të cilët akuzohen për ndotje të mjedisit, duke treguar se tashmë qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm për hedhjen e mbeturinave.

Sipas njoftimit, 4 personat e vendosur nën hetim, dyshohet se kanë hedhur në mënyrë të përsëritur mbeturina të lokaleve që administrojnë, duke i depozituar në mënyrë të parregullt në trotuar dhe jashtë zonave të dedikuara për grumbullimin e tyre. Denoncimi dhe ankesat për këta persona kanë mbërritur në polici nga qytetarët e zonës, të cilët ndiheshin të shqetësuar nga situata e përsëritur.

Liberale Newsroom

Kabineti ‘RAMA 4’ duhet të ketë ministra:

  • 1. Politikë!
  • 2. Teknikë!
SHQIPENGLISH