Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortes së tij 40 vjeçe.
Policia e qytetit bregdetar bën me dije se 43-vjeçari ka kallëzuar se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Ndërkohë uniformat po punojnë për gjetjen e saj.