Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, së fundmi ka bërë një postim në rrjetin social X ku tha se u ka dhuruar librin e Lea Ypit, i titulluar "Liria" drejtuesve të Këshillit Europian.
"Unë iu dhashë drejtuesve të Këshillit Europian librin "Free", një libër nga Lea Ypi, si një kujtesë për lirinë, dhe rëndësinë sesi historia jonë e përbashkët na ndihmon të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. E kam lexuar këtë libër nga fillimi në fund, pasi më është dhuruar nga Edi Rama gjatë vizitës sime në Shqipëri në vitin 2023", shkruan Antonio Costa.
Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha të mërkurën se nuk ka asnjë dyshim se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi se për të përshpejtuar integrimin rajoni duhet të punojë në zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe.