
Skënderbeu mundi thellë 4-1 Dinamon në sfidën e javës së 31 të Superiores e luajtur të Dielën në Korçë.
Një sukses me përmbysje i skuadrës korçare që po lufton për mbijetesën.
Egjiptiani Nasr spikati mbi të gjithë me 3 gola të realizuar. Dinamo nuk kishte pësuar më parë 4 gola në një ndeshje këtë sezon. Partizani u kthye te fitorja.
Skënder Gega debutoi me sukses, pasi ekipi i tij mundi Laçin 1-0 në takimin e zhvilluar në “Arenën e Demave”.
Eleke i cili shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes kundërshtare shënoi golin e vetëm të sfidës. Në orën 20:00 do të nisë ndeshja Vllaznia-Teuta.