Bukuritë e natyrës shqiptare, nga Ulqini deri në Pargë, nga Mitrovica, në Shkup, Manastir, Kolonjë dhe deri në Vlorë, ku ruhen historia, gjuha, tradita dhe zakonet, janë pjesë e veprës së piktorit Arben Kristani.
Mes dhjetra pikturave dedikuar qyteteve, peisazheve dhe personazheve të shumtë historikë gjatë vizitave të tij në Kosovë nuk mund kalonte pa interesin që meritonte shtëpia e Isa Boletinit, heroit tonë kombëtar.
“Shtëpia e Isa Boletinit në Mitrovicë”, një nga veprat mjeshtërore të Arben Kristanit është përzgjedhur sot në 57-vjetorin e lindjes së tij.
Larishmëria është karakteristikë e veprës së tij.
“Teuta” dhe “Këngët Labe” janë vlerësuar si dy nga pikturat e tij më të çmuara të piktorit të ekspozuara në Panairin e parë Pamor në vendin tonë.
Arben Kristani, lindur në Përmet dhe banues në Durrës, është një ndër piktorët më të sukseshëm të gjeneratës së të arteve figurative.
Në veprën dhe artin e tij figurativ, në teknikën e vajit, akuarelit dhe grafikës evidentohen punë në gjinënë e peizazhit, portretit, natyrës së qetë, eksperimentime estetike, arti modern, etj.
Ka çelur mbi 15 ekspozita personale dhe ka marrë pjesë në tri të përbashkëta, në Durrës, Tiranë dhe në Përmet, qytetin e tij të lindjes, si dhe në kolonitë në Ersekë dhe Lezhë.
Arben Kristani ka marrë pjesë në “koloni ndërkombëtare piktorësh” dhe ka ekspozuar punimet në vende të ndryshme të rajonit dhe në botë.