Skënder Strica, piktori i njohur shkodran, është një nga figurat më të spikatura të artit pamor shqiptar, i cili ka lënë një pasuri të madhe me krijimtarinë e tij artistike.
Piktura më lart paraqet një skenë mbresëlënëse të natyrës shqiptare, urën e vjetër të Brarit ku ndërthuret me peizazhin përreth. Me penelin e tij të ndjeshëm, Strica sjell në këtë vepër madhështinë e kësaj bukurie.
Skënder Strica konsiderohet si një ndër peizazhistët më të mirë të arteve pamore shqiptare. Ai është i njohur për pasionin dhe dedikimin ndaj natyrës, ku Alpet e Shqipërisë janë burimi i tij kryesor i frymëzimit. Piktori i maleve, siç e quajnë, ka realizuar 12 ekspozita ndërkombëtare, përfshirë ato në Malin e Zi dhe Austri, dhe është i njohur për pikturat e tij madhështore që pasqyrojnë natyrën shqiptare me detaje të jashtëzakonshme.
Shkodra, qyteti i tij i lindjes, ka një traditë të thellë në artin e pikturës dhe është një burim i pashtershëm frymëzimi për Stricën. Krijimtaria e tij është një model i pasionit dhe dashurisë për të bukurën, ku ngjyrat dhe kompozimet janë të harmonizuara në mënyrë perfekte.
Ai është i njohur për aftësinë e tij për të portretizuar katër stinët, ku secila pasqyrohet në mënyrën më të bukur dhe të veçantë të mundshme.