Dy djemtë e Sulltan Mehmed V (Ömer Hilmi, Mehmed Ziyaeddin), dalë me veshje kombëtare Shqiptare në Manastir në vitin 1911. Foto: Vëllezërit Manaki, Manastir.
Në vitin 1911, gjatë një periudhe të tensionuar midis Turqve të Rinj dhe popullsisë shqiptare, Sulltan Mehmed V dhe djemtë e tij, Ömer Hilmi dhe Mehmed Ziyaeddin, vizituan Manastirin, të veshur me kostume tradicionale shqiptare. Kjo vizitë kishte për qëllim qetësimin e rebelimit shqiptar kundër sundimit osman. Ai deklaroi se qëllim i tij ishte mirëkuptimi i ndërsjellë i elementeve etnike dhe se Komiteti “Bashkim e Përparim” meriton respekt për shërbimet ndaj atdheut. Sulltani u prit me entuziazëm nga popullsia shqiptare. Shqiptarët lozën valle pas të cilave secili prej tyre mori nga një lirë. Nga fshatrat e largëta deri në 20 kilometra kishin ardhur në qytet rreth 5 mijë shqiptarë, por duket se ishin bërë përpjekje të mëdha për të “nxitur” entuziazmin e shqiptarëve. Megjithatë, përpjekjet e Sulltanit për të sjellë paqe gjatë kësaj periudhe nuk çuan në ndonjë ndryshim të qëndrueshëm, duke kontribuar në rënien përfundimtare të Perandorisë Osmane.
Përgatiti : Hemelita Boriҫi