Arte

Emërohet Drejtori i ri i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit

Shkruar nga Liberale

Emërohet Drejtori i ri i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit

Eljan Tanini është emëruar Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja përmes rrjeteve sociale.

“Suksese Drejtorit të Ri të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Eljan Tanini!
Artist pamor, gazetar dhe autor projektesh që ndërthurin artin me memorien kolektive, Eljan Tanini vjen në krye të AQSHF me një profil të veçantë dhe një angazhim të hershëm në rrëfimin e Shqipërisë përmes historisë, nostalgjisë dhe arkivës vizuale. Nga krijimet murale e instalacionet publike, te kontributet në media dhe ekspozitat brenda e jashtë vendit, Tanini sjell një vizion artistik dhe narrativ që pasuron më tej rolin e këtij institucioni të rëndësishëm kulturor.

Falenderojmë gjithashtu znj. Marinela Ndria për kontributin dhe drejtimin e saj gjatë këtyre viteve dhe i urojmë suksese në detyrën e saj të re!”, shkruan Blendi Gonxhja në rrjetin social facebook.

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH