Portreti më lart është realizuar nga artisti Avni Delvina, i cili me mjeshtëri ka sjellë në telajo figurën e Mustafa Arapit. Ky i fundit feston sot 75-vjetorin e lindjes, duke u rikujtuar si një personalitet i shquar dhe një kontribues i rëndësishëm në artin shqiptar.
Mustafa Arapi lindi në Tiranë më 23 korrik të vitit 1950 dhe u diplomua në vitin 1979 për pikturë në Fakultetin e Artit Pamor në Akademinë e Arteve të Bukura Tiranë.
Pas studimeve ai dha kontributin e tij të vyer në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë, si restaurues i veprave të artit bizantin, për t’u rikthyer sërish në pozicionin e shefit të Sektorit të Artit, po në Institutin e Monumenteve të kulturës në vitet 1993 – 2006.
Mustafa Arapi ishte artist i cili davarinte mjegullën që shpërfaqte krijimin dhe i jepte kuptim efekteve të dritës me ngjyra që përplaseshin në krejt arkitekturën e në objekte lokale tjera.
Ky ishte njëri prej efektve që përpilonte ballafaqimin e ngjyrave dhe përfitimin e thellë shpirtëror. Hija e ngjyrës që shpërfaqej nga qielli veçanërisht rretë ishin gri dhe nuk shqetësohej fare a kapte atë realitetin objektiv siç ishte, por më tepër ashtu siç e ndjente në një formë subjektive.
Piktori dhe studiuesi i njohur Mustafa Arapi u nda nga jeta, në moshën 71-vjeçare.
Mustafa Arapi njihet për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në restaurimin e veprave të artit Bizantin dhe të qindra metra katrorë afreske, si në kishën e Shën Marisë në Leusë të Permetit por edhe në Kishën e Shën Marisë në Vllahogoranxi, të piktor Onufër Qioriotit dhe Alivizit, të Kishës së Shën Thanasit në Karavasta edhe në shumë të tjera nëpër Shqipëri.