Arte

PIKTURA E DITËS: "Gjatë punës"- Vepër e veçantë nga Simon Rrota

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Gjatë punës"- Vepër e

Piktura më lart e titulluar është realizuar nga artisti shkodran Simon Rrota, i cili paraqet dy vajza me veshje tradicionale shqiptare të cilat punojnë në arë.

Simon Rrota u lind në vitin 1887 në Shkodër. Mësimet e para i mori në filloren e françeskanëve dhe më pas iu drejtua shkollës italiane të artizanatit.

Studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve të Bukura në Milano. Aty u njoh dhe u ndikua nga teknikat e Rafaello-s dhe Caravaggio-s.

Pas kthimit në Shqipëri, do të punonte fillimisht si fotograf në Lushnjë, për t’u profilizuar gjatë gjithë trajektores së tij profesionale deri në daljen në pension, si mësues në gjimnazin shtetëror të vendlindjes së tij.

I pandashëm nga piktura, do të merrte pjesë në disa ekspozita në rang vendi, si dhe në disa aktivitete të kësaj natyre në nivel ndërkombëtar, ku u pohua autenticiteti i krijimtarisë së tij.

Në koherencë me këtë shtrat ideor, Rrota lëvroi edhe në zhanrin e peizazhit dhe të portretit, duke trajtuar tema etnografike përmes paraqitjes ndër të tjera të shtëpive të moçme, të malësorëve dhe të kostumeve kombëtare.

Mes pikturave të tij, veçohen për popullaritet më të madh punimet “Te Pusi i fshatit” (1934) dhe “Portë në Shkodër” (1936). “Piktor i Merituar” (1961) dhe “Piktor i Popullit” (1999) ishin titujt postumë me të cilët u nderua Rrota. Ai vdiq në vitin 1961.

 

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH