Arte

PIKTURA E DITËS: "Peizazh nga Tirana"- Nga artisti Ilia Xhokaxhiu

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Peizazh nga Tirana"- Nga artisti Ilia Xhokaxhiu

Vepra më lart është realizuar nga artisti i mirënjohur Ilia Xhokaxhiu i cili ka paraqitur një pamje të qetë të Tiranës, ku ndërthuren elementët natyrorë me ato urbanë. Ai ka përdorur ngjyra të ngrohta që krijojnë një atmosferë nostalgjike. 

Ilia Xhokaxhiu, piktor i mrekullueshëm, skenograf i shkëlqyer, arkitekt dhe skenograf i skenës madhështore në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.

Për shumë personalitete Xhokaxhiu do të mbetet si një njeri i veçantë, që surprizonte me krijimtarinë, vitalitetin dhe energjinë e tij në jetën e përditshme.

Ai la pas një vepër të pasur si në artet figurative ashtu edhe në kinematografi. Ai do të mbetet në artin shqiptar si një skenograf i disa festivaleve folklorike dhe i muzikës së lehtë.

Ilia Xhokaxhi u lind në Tiranë, më 28 gusht 1948 në Tiranë dhe u nda nga jeta më 7 maj 2007, në moshën 59-vjeçare, në kulmin e tij krijues, pas një sëmundjeje të papritur e të shpejtë.

Ai u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në vitin 1973, si piktor skenograf.

Në periudhën 1991-1994, Xhokaxhi ishte Pedagog në Akademinë e Lartë të Arteve në lëndën e Pikturës, ndërsa në 2004-2006 Punon në Televizionin Publik Shqiptar. U nda nga jeta më 7 maj 2007.

 

 

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH