U hap në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) ekspozita “Armiku i Jashtëm”, kuruar nga Bashkim Shehu dhe realizuar në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare.
Drejtoresha e COD, Jetona Koçibelli tha se, “ekspozita sjell përmes karikaturave të revistës satirike Hosteni mënyrën se si është krijuar dhe përçuar imazhi i “armikut të jashtëm” gjatë viteve të diktaturës në Shqipëri – një kujtesë e gjallë për mekanizmat e propagandës që kanë ndikuar mendësinë e kohës.”
Në hapjen e ekspozitës, krahas kuratorit Bashkim Shehu, reflektuan mbi rolin e Hostenit në jetën publike edhe Zhani Ciko dhe Përparim Kalo, duke sjellë dëshmi e kujtime nga ajo periudhë.
Ekspozita qëndron e hapur deri më 23 gusht, në ambientet e COD. Ju ftojmë ta vizitoni!
/Sindi Boçova/Liberale.al/