Arte

“Në Uçkat si dikur”, rikthehet atmosfera tradicionale në bregun e liqenit të Pogradecit

Shkruar nga Liberale

“Në Uçkat si dikur”, rikthehet atmosfera tradicionale

 Plazhi i vjetër i Uçkave në Pogradec do të gjallërohet më 19 korrik, duke pritur eventin kulturor “Në Uçkat si dikur”, i cili nis prej orës 10:00. Aktiviteti sjell një përvojë të pasur me këngë pogradecare live, gara noti dhe sfida me kayak. Të pranishmit do të shijojnë gjithashtu një ekspozitë dokumentare me histori nga bregu i liqenit, panair ushqimesh tradicionale dhe sfida gatimi me shije autentike liqeni. Çmime dhe surpriza janë rezervuar për garuesit më të guximshëm, në një ditë që pritet të sjellë nostalgji dhe festë pranë ujërave të kristalta të Pogradecit.

/Sindi Boçova/Liberale.al/

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH