Arte

PIKTURA E DITËS: "Shalqi dhe djathë"- Shija e verës shqiptare nga Sefedin Stafa

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Shalqi dhe djathë"- Shija e verës

Piktori Sefedin Stafa ka realizuar pikturën më lart me ngjyra të forta, shalqi dhe djathë , ushqim tradicional shqiptar.

Vepra përcjell thjeshtësinë dhe bukurinë e traditës sonë, që sjellin në jetë një nga shijet më autentike të verës shqiptare.

Sefedin Stafa është një nga piktorët më të njohur të Shqipërisë, që ka lënë gjurmë të thella në artin figurativ, përmes një rrugëtimi të gjatë dhe të pasur artistik. Ai ka kaluar një periudhë të rëndësishme në artin e realizmit socialist dhe ka sfiduar këto norma me stilin e tij unik në kohët moderne. Një aspekt i veçantë i karrierës së tij është kthimi në Shqipëri nga Greqia, i cili kishte si qëllim ruajtjen e identitetit dhe stilit të tij artistik.

Ai e ka nisur karrierën e tij që në moshën 8-vjeçare,duke studiuar me profesorë të shquar si Tahir Tahiraj dhe Fatmir Haxhiu, dhe më vonë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, i specializuar në pikturën monumentale në vitin 1978.

Për Stafën, piktura është më shumë se thjesht një art për syrin; është një përsiatje e thellë dhe një lidhje e fortë me natyrën. Ai ka krijuar disa veprat me motive afrikane dhe ka organizuar ekspozita që kanë kontribuar në ndihmën për fëmijët në nevojë.

Sefedin Stafa është një artist që ka arritur të ndërthurë teknikën e klasike me elemente moderne, dhe ndonëse ka punuar edhe në stile të ndryshme si impresionizmi dhe hiperealizmi, ai e ka ruajtur stilin e tij unik. Ai vazhdon të kontribuojë në artin shqiptar dhe të ngrejë zërin për përmirësimin e kushteve dhe mbështetjes ndaj artistëve në vend.

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH