Globi

Bie skela, humbin jetën tre punëtorë në Napoli

Shkruar nga Liberale

Bie skela, humbin jetën tre punëtorë në Napoli

Tre punëtorë humbën jetën në një aksident në vendin e punës në Napoli.

Ciro Pierro, një 62-vjeçar nga Calvizzano, Luigi Romano , një 67-vjeçar nga Arzano, dhe Vincenzo Del Grosso , një 56-vjeçar, ishin tre punëtorët që vdiqën këtë mëngjes në Napoli ndërsa punonin në një ndërtesë.

Aksidenti ndodhi këtë mëngjes, më 25 korrik. Tre punëtorët ranë nga një kullë skelash e lëvizshme nga një lartësi prej afërsisht 20 metrash, ndërsa kryenin mirëmbajtjen në çatinë e një ndërtese gjashtëkatëshe në kryqëzimin me Via San Giacomo dei Capri. Një hetim për incidentin është duke u zhvilluar.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH