Pashk Pervathi është një artist i njohur për pasionin e tij të thellë për peisazhet, veçanërisht ato që paraqesin natyrën e bukur të Shqipërisë.
Pervathi e ka transformuar studion e tij në një hapësirë ku natyra bëhet inspirimi kryesor.
Më lart ka realizuar me mjeshtëri qytetin bregdetar të Malit të Zi, "Budva" në vitin 2018, me ngjyra të ndezura dhe nuancat e thella.
Pashk Përvathi, i lindur më 27 shkurt 1958 në Manati të Lezhës, është një piktor shqiptar me një karrierë të shquar. Që në fëmijëri, ai zhvilloi një pasion të fortë për pikturën.
Në vitin 1983, ai çeli ekspozitën e tij të parë vetjake dhe më vonë studioi në Akademinë e Arteve në Tiranë për Pikturë Monumentale.
Pas diplomimit, Përvathi ka marrë pjesë në shumë ekspozita personale dhe grupore në Shqipëri dhe jashtë saj. Veprat e tij gjenden në koleksione private në Evropë, Amerikë dhe Azi, si dhe në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
Për talentin e tij, ai është nderuar me disa çmime, duke përfshirë "Naim Frashëri i Artë", çmimin "Abdurahim Buza" në pikturë në vitin 2010, dhe çmimin "KULT" për Artin Pamor në vitin 2011.
Me 28 Dhjetor 2016 i akordohet nga Presidenti i Republikës se Shqipërisë, Urdhri "MJESHTËR I MADH".