Arte

PIKTURA E DITËS: “Parafabrikatet"- Vepër e piktorit Ylli Drishti, realizuar në vitin 1980

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: “Parafabrikatet"- Vepër e piktorit Ylli

Vepra e titulluar "Parafabrikatet" është realizuar nga aritsti Ylli Drishti në vitin 1980, i cili ka pasqyruar realitetin industrial dhe ndikimin e transformimeve urbane, zhvillimit teknologjik në jetën e përditshme.

Ylli Drishti është diplomuar për pikturë monumentale në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë (1976). Ka marrë pjesë në grupin e piktorëve që projektuan interieret e Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë (1979 - 1982), dhe Muzeut Historik, Lushnjë (1986 - 1987).

Gjatë viteve 1982 – 1995 ai ka qënë restaurator i veprave të artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës, Tiranë dhe nga viti 1995 - 2018 ishte studiues & kurator arti në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë.

Drishti është autor i shumë artikujve shkencorë, publiçistikë dhe i kumtesave në fushën e restaurimeve dhe studimeve mbi ikonat dhe afreskat bizantine dhe pas-bizantine, që ruhen në kishat, manastiret dhe muzetë shqiptarë.

Ka kryer specializime në Greqi, Francë dhe ka mbajtur kumtesa në disa simpoziume ndërkombëtare në Shqipëridhe Bullgari.

Në fushën e botimeve është bashkëautor në monografinë “Kostandin Shpataraku” (Mantova, Itali, 1992), “Ibrahim Kodra” (Tiranë, 2004), “Ikona të Beratit” (Tiranë, 2003), “Artistë Shqiptarë në Akademitë Italiane” (Tiranë, 2005) “Arti i Ikonografisë në Shqipëri” 2021 (me bashkautor A.Llukanin), etj.

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH