Dy vajza e njohura të showbizz-it kanë ‘’xing’’ në veshje me njëra-tjetrën. Dhe bëhet fjalë pikërisht për Sara Hoxhën dhe Xhensila Myrtezajn, të cilat kohët e fundit po përfliten shumë në medie, për shkak të këngëtarit Ledri Vula.
Pas bashkëpunimit për projektin e ri muzikor me Ledrin, rrjeti "vloi" me thashethemet për një lidhje të mundshme mes tij dhe Xhensilës, ndërsa vetë Sara Hoxha është në një lidhje romantike me Erik Fullanin.
Por ndalemi tek veshja! Xhensila disa ditë më parë publikoi këngën e re ku u shfaq me një veshje leopard, dhe më pas ishte Sara Hoxha që u shfaq me të njëjtën veshje.
Mos vallë ishte kjo vetëm një rastësi apo "kunjë" e Sarës, pas aludimeve të lidhjes mes Xhensilës dhe Ledrit? Gjithsesi këtë nuk dimë ende ta themi.