Shqipëria organizoi një ekspozitë të veçantë kulturore në selinë e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) në Gjenevë. U prezantuan kostume popullore, punime artizanale në filigran, produkte tradicionale me origjinë të mbrojtur dhe u mbajtën performanca muzikore folklorike. Ngjarja kishte për qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe rëndësinë e mbrojtjes së saj përmes pronësisë intelektuale, në prani të përfaqësuesve nga mbi 40 vende.
/S.B/Liberale.al/