Këshilli i Ministrave, ka emëruar drejtoreshën e re të Galerisë Kombëtare të Arteve
Sipas vendimit, në ketë pozicion është emëruar Adela Demetja, kuratore, menaxhere kulture dhe producente arti.
Ajo ka një master në “Studime Kuratoriale dhe Kritike” të Städelschule dhe Universitetit Goethe, Frankfurt/Main.
Demetja është drejtoreshë e Tirana Art Lab – Qendrës për Art Bashkëkohor, institucion i pavarur arti, të cilin e themeloi në vitin 2010.