Arte

FOTO/ Nga UET në Shkodër dhe së shpejti në Berat, “Etyd për dashurinë” prek skenat e disa qyteteve të Shqipërisë

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Nga UET në Shkodër dhe së shpejti në Berat,

Dashuria nuk i humbet kurrë adhuruesit. Veprat, romanet, filmat, teatrot, subjekti i të cilave shpalos ndjenjat më të thella dhe më të bukura njerëzore, mbeten gjithmonë të preferuara. Pavarësisht kohërave, mënyrës, apo narrativës se si ky emocion shpërfaqet, ai gjen audiencën e vet.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe shfaqja “Etyd për dashurinë”, e cila tashmë ka prekur skenat e disa qyteteve dhe ka emocionuar spektatorë të të gjithë moshave.

Ajo është shfaqur për herë të parë në kryeqytet më 30 qershor, në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, institucioni që diplomon prej vitesh artistë të rinj në fushën e aktrimit, regjisurës, kantos, instrumenteve etj.

FOTO/ Nga UET në Shkodër dhe së shpejti në Berat,

Shfaqja udhëtoi drejt qytetit të Shkodrës dhe për të dhuruar emocione të veçanta mbrëmjen e 16 korrikut në ambientet e Qendrës Rinore Arka, ku

“Etyd për dashurinë” është një performancë e veçantë skenike frymëzuar vepra "Romeo e Zhulieta", drama më e njohur e autorit anglez William Shekspir, njëkohësisht më e interpretuara në ekranet dhe skenat e ndryshme botërore.

FOTO/ Nga UET në Shkodër dhe së shpejti në Berat,

Ky variant i ri i historisë vjen nën regjinë e Igli Zarkës dhe muzikën origjinale të Rona Castriotit. Aktorët që “rijetojnë” historinë më të famshme të dashurisë janë Enis Demarku dhe Daniela Sadja, studentë të programit Arte Skenike- profili Aktrim në Universitetin Europian të Tiranës.

“Etyd për dashurinë” është pjesë e një turi artistik, vënia në skenë e së cilës mundësohet nga Instituti Liberal Pashko, me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe shtëpisë botuese UET Press.

Pas Tiranës dhe Shkodrës shfaqja do të vijojë rrugëtimin e tij edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, për të emocionuar dhe rikujtuar se ndjenjat dhe historitë më të thella nuk shuhen kurrë. Gjatë muajit shtator, skena mikërpitëse do të jetë ajo e qytetit të Beratit.

FOTO/ Nga UET në Shkodër dhe së shpejti në Berat,

FOTO/ Nga UET në Shkodër dhe së shpejti në Berat,

FOTO/ Nga UET në Shkodër dhe së shpejti në Berat,

FOTO/ Nga UET në Shkodër dhe së shpejti në Berat,

FOTO/ Nga UET në Shkodër dhe së shpejti në Berat,

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH