Vepra më lart e titulluar "Historitë e nënës", është realizuar nga artisti i mirënjohur Artan Peqini në maj të vitit 2022.
Skulptori i keramikës Artan Peqini, lindi më 27 korrik 1966 në Tiranë, Shqipëri. Është Profesor me një karrierë të gjatë, Zëvendës Rektor i Universitetit të Arteve dhe Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura. Skulptor por edhe autor i disa librave, librave shkollorë, ka krijuar një sërë veprash monumentale dhe është vlerësuar me disa çmime.
EKSPOZITA TË ZGJEDHURA
2010 “Rrugët”, Ekspozita Grupore, Galeria FAB, Tiranë, Shqipëri
2009 Ekspozita grupore, Galerie Breckner, Düsseldorf, Gjermani
2005 “PREZENT”, Ekspozitë Grupore, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
2000 Ekspozitë në grup, Gastatelier KultureKontakt, Vjenë, Austri
1997 “Giovani Artisti”, Ekspozitë në grup, Hapësirë Kulturore, Torino, Itali
1994 “Bienalja Ndërkombëtare e Artit në Qeramikë”, Galeria Ceramic, Vallauris, Francë